“Tash kur ne të dy u pamë moj përsëri, gjithçka kishte marrë fund për ne të dy” (VIDEO)

7 Shtator, 2020 - 11:55 pm

Para luftës së fundit në Kosovë kanë ekzistuar plot grupe të njohura në estradën shqipe të rock&rollit dhe zhanreve tjera, shkruan KultPlus.

Një nga grupet më të famshme ka qenë grupi TRIX si një ndër grupet e para të rock and rollit shqiptar që u formua në vitin 1974, vit ky në të cilin u formuan edhe disa rok grupe të tjera të njohura si Grupet MAK nga Mitrovica dhe TNT nga Mitrovica, grupi LUNIAZËT nga Prizreni, shkruan KultPlus.

Grupi Trix i cili u formua në pranverë të vitit 1974 në fillim përbëhej nga tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi. Po në këtë vit u bënë edhe ca ndryshime, në grup inkuadrohen edhe dy anëtarë, Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike goje).

Sonte po ju risjellim një nga hitet më të mëdha të këtij grupi muzikor, bashkangjitur gjeni edhe tekstin e këngës. /KultPlus.com

“Pa lamtumirë moj u largove, më le në vetmi
Nuk besoja se do t’shifemi përsëri
Kanë kaluar plot shtatë vjet
Pa i shpjeguar njëri-tjetrit pse u ndamë aq lehtë
Më beso se të kam dashur me t’vërtetë
Dhe t’kuptojë se më ke dashur edhe ti vetë
Se m’ke dashur ti moj vajzë, unë mirë e di
Mirëpo fati s’na buzëqeshi n’dashuri


Tash kur ne të dy u pamë moj përsëri
Gjithçka kishte marrë fund për ne të dy
Dashuria jonë tash kishte mbaruar
Kur m’tregove me lot në sy se je martuar


Pa lamtumirë moj u largove, më le në vetmi
Nuk besoja se do t’shifemi përsëri
Kanë kaluar plot shtatë vjet
Pa i shpjeguar njëri-tjetrit pse u ndamë aq lehtë
Më beso se të kam dashur me t’vërtetë
Dhe t’kuptojë se më ke dashur edhe ti vetë
Se m’ke dashur ti moj vajzë, unë mirë e di
Mirëpo fati s’na buzëqeshi n’dashuri

Tash kur ne të dy u pamë moj përsëri
Gjithçka kishte marrë fund për ne të dy
Dashuria jonë tash kishte mbaruar
Kur m’tregove me lot në sy se je martuar”. / KultPlus.com

Të ngjajshme