Taylor Swift thyen rekordin e nominimeve për Grammy

12 Nëntor, 2023 - 11:00 pm

Taylor Swift ka thyer një rekord për Grammy me nominimin e saj të fundit për këngën e vitit.

Swifti është kompozitorja e parë që ka shënuar shtatë nominime në këtë kategori – duke mposhtur Sir Paul McCartney dhe Lionel Richie, të cilët janë të barabartë me nga gjashtë secili.

Ajo është gjithashtu e nominuar në kategorinë e albumit të vitit së bashku me Olivia Rodrigo, Miley Cyrus dhe SZA.

Të tjerë të nominuar për këngën e vitit përfshijnë Lana Del Rey dhe Dua Lipa, raportoi BBC. 

Ishte më e vështirë për artistët që të futeshin në listën e ngushtë të Grammyt këtë vit për shkak të rregullave të reja.

Organizatorët kanë ulur numrin e nominimeve në secilën kategori nga dhjetë në tetë.

Çmimet Grammy këtë vit do të mbahen më 4 shkurt në Los Angeles. / KultPlus.com

Të ngjajshme