Taylor Swift xhirohet nga ekipe profesioniste në turin ‘Eras’, pritet një dokumentar

5 Gusht, 2023 - 12:00 pm

Në të gjitha koncertet e saj, në kuadër të turit “Eras”, këngëtarja Taylor Swift është parë duke u xhiruar nga kamerat derisa ishte në skenë.

Lidhur me këtë TMZ ka biseduar me disa burime të afërta të këngëtares të cilët kanë thënë se akoma nuk është ndonjë plan për këtë projekt që pritet të fillojë, nuk dihet se apo të transmetohet në ndonjë kanal televiziv apo do të jetë ndonjë dokumentar.

Koncertin e fundit Taylor e pati të enjten e kësaj jave në Los Angelos, ku e pati një skenë interesante me vajzën e Koby Bryant, Bianka të cilës ia dhuroi një kapelë.

Swift ditë më parë ka njoftuar se do ta zgjasë turin e koncerteve në ShBA dhe Kanada deri në vitin tjetër, shkruan TMZ, transmeton Klankosova./KultPlus.com

Të ngjajshme