Të jesh amerikan dhe të doktorosh për çiftelinë shqiptare

Jo vetëm shqiptarët kanë në dhomat e tyre të varura çiftelinë. Amerikani Jeff Charest e ka pasur një të tillë qysh prej vitit 1992. Ai madje di t’i bije mjeshtërisht asaj. Interesimi i tij për këtë instrument, nuk mbaron këtu. Shumë nga studimet e tij në master kanë qenë të lidhura me këtë instrument, i cili ka një fokus të veçantë në temën e doktoratës së tij në Univeritetin Cardiff të Londrës.