“Të lutem më përkujto, dashurinë e parë mos e harro” (VIDEO)

22 Shtator, 2021 - 12:02 am

Një ndër grupet muzikore që nëpërmjet krijimtarisë artistike të tyre shënuan lulëzimin e rokut shqiptar ishte edhe grupi TRIX, shkruan KultPlus.

I formuar në pranverën e vitit 1974, fillimisht në përbërje prej Veli Sahitit, Muhamet Bislimit si dhe Nuredin Azemit, e më pas me anëtarësimin e Hil Prenk Palajt dhe Gjergj Prenk Palaj, TRIX lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

Një këngë tjetër tejet e njohur, e që vie nën interpretimin fantastik të Veli Sahitit është “E di se ti më deshte’

KultPlus sonte ua risjell tekstin dhe videon e kësaj kënge.

I vetmuar në dhomën time,
rri e mendoj, mendoj për ty,
sa shumë të kam dashuruar,
sot vajtoj per atë dashuri.

E di se ti më deshte,
por këtë nuk e shprehe,
të lutem më përkujto,
dashurinë e parë mos e harro.

Une ende të dua lule,
sytë e mi kërkojnë dashuri,
prandaj kthehu te lutem,
mos lejo m`u tret kjo dashuri.

E di se ti me deshe
E di se ti më deshte,
por këtë nuk e shprehe,
te lutem më përkujto,
dashurinë e parë mos e harro./KultPlus.com


Të ngjajshme