Teatri i Turbines mirëpret magjinë e muzikës spanjolle

30 Korrik, 2018 - 11:27 pm

Për herë të parë në Shqipëri vjen një nga orkestrat me të njohura në fushën e muzikës klasike, Orkestra e Mbretërisë së Aragonit nën drejtimin e dirigjentit Ricardo Casero, shkruan KultPlus.

Koncerti është me vepra të kompozitorit të mirënjohur spanjoll Manuel de Falla, Isaac Albeniz, nën drejtimin e dirigjenti spanjoll Ricardo Casero.

Magjia e tingujve spanjolle do të interpretohen nga instrumentistë spanjollë dhe shqiptarë, balerinë dhe solistë.

Me pjesëmarrjen e solistës Vikena Kamenica, Abigeila Voshtina dhe balerineve Isida Mollaymeri dhe Erald Zela si dhe me orkestrimet nga Gerti Druga.

Koncerti është pjesë e festivalit “Peizazhe muzikore për orkestër dhe solistë” dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Koncerti mbahet me 2 gusht dhe hyrja në të është falas. /KultPlus.com

Të ngjajshme