Teksti i këngës ‘Hey Jude’ nga Beatle-s shitet në ankand për 910 mijë dollarë

11 Prill, 2020 - 4:23 pm

Një copë letre në të cilën Poul McCartney ka shkruar me dorë fjalët e këngës së famshme ‘Hey Jude’, është shitur për 910 mijë dollarë, në një ankand të organizuar me rastin e 50 vjetorit të ndarjes së Beatles, transmeton KultPlus.

Bëhet fjalë për një shumë pesë herë më të lartë, se vlera e parashikuar. Ankandi u zhvillua online për shkak të virusit korona, nga një Shtëpi kaliforniane e Ankandeve.

Mes shitjeve të mëdha të ditës, është edhe lëkura e një daulleje bas me logon e Beatles, e përdorur në vitin 1964, e shitur për 200 mijë dollarë. Një faqe e shkruar me dorë e skenorgrafisë së videos ‘Hello, Goodbye’, 1967, u shit për 83.200 dollarë.

Në ankand gjithashtu u shit një mbajtëse qirinjsh e përdorur nga Ringo Star në studiot e Abbey Road në vitet 60-të, për 32.500 dollarë. / KultPlus.com

Të ngjajshme