“The Strokes” befasojnë adhuruesit me këngën e re

4 Janar, 2020 - 5:30 pm

Pas një pauze shtatëvjeçare, rock bendi i famshëm amerikan “The Strokes” ka paralajmëruar albumin e ri. Në prag të Vitit të Ri ata e prezantuan edhe këngën e re, “Ode to the Mets”.

Frontmeni i bendit, Julian Casablancas, njoftoi se bendi ishte “shkrirë” dhe ishte kthyer.

Në maj, në një koncert bamirësie në Los Angeles ata gjithashtu e performuan një këngë të re “The Adults Are Talking”, ndërsa tani kanë paralajmëruar studio albumin e ri. Albumi i fundit të cilin e publikuan ishte ‘Comedown Machine’ në vitin 2013, ndërsa pas tij pasoi EP ‘Future Present Past’ në vitin 2016.

Në vitin 2018, si pjesë e projektit të tij Voidz, Casablancas publikoi albumin “Virtue”.

Albumin e ri të The Strokes publiku mund ta presë qysh këtë vit, shkruan KOHA Ditore.

“Nëse vërtet e doni dikë, do të shkriheni me të. Ju dua njerëz dhe është nder i madh për mua ta ndaj skenën edhe këtë natë me këta djem”, tha në koncert Casablancas.

Bendi pastaj për herë të parë që nga viti 2003 e këndoi në New York këngën “Modern Girls & Old Fashion Men” me ndihmën e Mac DeMarco.

The Strokes e filloi karrierën 22 vjet më parë, ndërsa në vitin 2001 e publikoi albumin debutues “Is This It”, të cilin Rolling Stone menjëherë e renditi si një nga dhjetë albumet më të mira debutues të të gjitha kohërave. Deri më tani i kanë publikuar pesë albume. /KultPlus.com

Të ngjajshme