“Ti je e bukur, por e vetmja nuk je”

3 Tetor, 2020 - 7:37 pm

Të premten mbrëma është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i gjeneratës së viteve ’80, Fatmir Bajraktari. Ai ka vdekur pas betejës së shkurtër me sëmundjen, duke lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët, shkruan KultPlus.

Fatmir Bajraktarit i është dhënë lamtumira e fundit gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejesë, me pjesëmarrjen e vetëm rrethit të ngushtë familjar.

Bajraktari ka qenë këngëtar i njohur i gjeneratës së artë të viteve ’80. Ai kultivonte zhanrin Evergreen. I ndjeri ishte edhe kryetar i Korit të fmashëm ‘Siparantum’, sukseset e të cilit kanë tejkaluar kufijtë kombëtarë dhe më tej.

KultPlus më poshtë ju sjellë këngën e tij “E bukur je”.

E bukur je si dita dhe toka

E bukur je si era që nuk shihet

E bukur je, e pa mohueshme

E bukur je, o e bukur je

E bukur je, midis bukurosheve

Në mesin e tyre ti më ke hyrë

E pa aftë për të qenë e dënueshme

E bukur je, o e bukur je

Ti je e bukur si dita dhe toka

Ti je e bukur por e vetmja nuk je

Ti je e bukur si mëngjesi dhe mbrëmja

Je njëra nga to, megjithat’ s’më përket

Ti je e bukur, si rrezja që shndritë

Megjithat’ edhe ti, edhe ti je grua

Por ti je e vetmja, ujë vese e shkretë

Unë do të mund të jetoja me ty/ KultPlus.com

Të ngjajshme