‘Ti moj bukuroshe, falma dashurinë, trashëgim prej të parëve e ke bujarinë’ (VIDEO)

18 Mars, 2023 - 11:15 pm

Nexhmije Pagarusha la një bagazh të madh të këngëve të saj, këngë këto që i këndonin dashurisë, bukurisë e mallit, shkruan KultPlus.

Sot, figurën e këngëtares së madhe shqiptare, e kujtojmë më këngën ”Kosovarja e bukur”.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Si shkelqimi i hanës
Fytyra e saj ndriçon
Kosovarja e bukur
Djeg e përvëlon

Ref…x2
Ti moj bukuroshe
Falma dashurinë
Trashegim prej të parëve
E ke dhe bujarinë

Vasha kosovare
Plot gëzim lumni
Knaqet tuj punue
Në katundin e ri

Ref…x2
Ti moj bukuroshe
Falma dashurinë
Trashëgim prej të parëve
E ke dhe bujarinë

Me kreshni bujare
Buza në gaz i shkon
Emri i saj i bukur
Ditë për ditë lulëzon

Ref…x2
Ti moj bukuroshe
Falma dashurinë
Trashëgim prej të parëve
E ke dhe bujarinë. / KultPlus.com

Të ngjajshme