“Ti moj Kosovë” kënga e Tringa Rexhepit që i dedikohet Pavarësisë së Kosovës (VIDEO)

16 Shkurt, 2021 - 3:05 pm

Këngëtarja shqiptare Tringa Rexhepi që jeton në Kanada, ka lansuar këngën “Ti moj Kosovë”, këngë që ia ka dedikuar përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Me tekst të vetë autores dhe Marjola Saliut, kënga është kompozuar po nga solistja e kësaj kënge në bashkëpunim me Scott Christian.

Rexhepi ka shpjeguar se kjo këngë është realizuar brenda dy javëve, dhe, sipas saj, edhe pse kënga i dedikohet Kosovës, ajo nuk ka pas mundësi që xhirimet e këtij videoklipi ti bëj në Kosovë, por videoklipi është rrumbullakuar me ndihmën e fotografive dhe videove nga Arben Llapashtica, sikurse edhe me ndihmën e fotografit Ermal Ibërdemaj.

Videoklipi përfshinë pjesë të ndryshme të Kosovës, sikurse që përmenden edhe në tekstin e kësaj kënge. KultPlus ju sjell këtë projekt të Tringa Rexhepit, e cila ka performuar edhe në skena të mëdha kanadeze./ KultPlus.com

Të ngjajshme