Tre këngëtarë shqiptarë sonte në “MTV EMA”

4 Nëntor, 2018 - 6:15 pm

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy prej artisteve shqiptare që sonte mund të rrëmbejnë ndonjë çmim në edicionin e sivjetmë të “MTV EMA”, shkruan KultPlus.

Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë, është e nominuar në kategorinë Artistja më e mirë e Re, në kategorinë Best Pop dhe Best Look

Bebe Rexha, shqiptarja tjetër, është nominuar në kategorinë Best Song – Kënga më e Mirë, për “Meant to Be”, shkruan KultPlus.

Por, pos dyshes së lartpërmendur në këtë ngjarje madhore të muzikës do të jetë prezent edhe një këngëtar tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se do të jetë ambasador special i këtij festivali muzikor.

“MTV EMA 2018” po zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, në Spanjë./ KultPlus.com

Të ngjajshme