Tre Muskjeterët: Prishtinë a jeni gati për koncert (VIDEO)

23 Mars, 2018 - 9:54 am

Redon Makashi, Elton Deda e Aleksandër Gjoka do të vijnë me një koncert të madh në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Tre musketjerët, që tashmë e shumë vite përbëhet nga treshja e famshme do të mbajë këtë koncert i përcjellë edhe nga orkestra e madhe.

KultPlus ka kuptuar se ky koncert do të mbahet më 14 prill, në Sallën 1 tetori në Prishtinë. Kurse vetë treshja ka arritë në Prishtinë që të konkretizojë punët rreth koncertit, të cilët edhe nëpërmjet rrjeteve sociale kanë pyetur se nëse prishtinasit janë gati për këtë koncert.

Ende nuk është bërë e ditur për shitjen e biletave, kurse KultPlus ju sjellë këngën që ka hapë po të njëjtin koncert në Tiranë, një atmnosferë e tillë pritet të krijohet edhe në Prishtinë. /KultPlus.com

Të ngjajshme