Tulla – Culture Center organizon piknik artistik te Kalaja e Bashtoves

4 Tetor, 2018 - 8:30 pm

Të shtunën, më 6 tetor, Tulla – Culture Center organizon ‘Piknik artistik te Kalaja e Bashtoves’. Në kalanë veneciane, të vendosur në zonën e Rrogozhinës, do të mblidhen artistë të rrymave dhe me eksperienca të ndryshme muzikore për një performancë të përbashkët që do të jetë vërtet magjike.

Qëllimi i aktivitetit është të promovojë këtë objekt pak të njohur të trashëgimisë tonë kulturore dhe hedhja e një hapi të parë për ta kthyer në një destinacion turistik nëpërmjet veprimtarive artistike dhe kulturore.

Artistët të cilët do të marrin pjesë janë:

Petrit Çarkaxhiu (Jericho),
Genc Salihu (Cute Babulja),
Dren Abazi,
Mirgen Huba (The Humanimal),
3:56 am –
(Christopher Ndrio, Emiljano Lubonja, Ergi Shkëlzeni,
Klejd Guza),
All In Band Albania –
(Roni Gjura, Mateos Gjipi, Rajkard Bardhi, Besjan Herri, Eno Gjoka),
Sokol Turdiu,
Ad Addisha,
The Funky Villainz
Alban Nimani, Mardit B Lleshi, Fatlind Paja Dehiri – (Asgje Sikur Dielli),
e shumë artisët të tjerë dhe
Bajram Kafu Kinolli – (Gipsy Groove).

“Hyrja është e lire. Ejani me bukë me vete”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme