TVSH me 31 dhjetor festoi me muzikë serbe

2 Janar, 2020 - 7:06 pm

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Radio Televizionin Shqiptar në natën e ndërrimit të viteve.

Në vend që të transmetohet dhe festohet me muzikë të pastër shqipe, aty dëgjohet muzikë serbe. RTSH ka vendosur që me muzikë serbe të mbushë minutazhën e saj në natën e 31 dhjetorit 2019.

Nje fakt i tillë shihet me sy të dyshimtë, pikërisht në një nga televizionet kryesore shqiptare në Tiranë që është pasqyrë e ekranit shqiptar.

Skandali/ Radio Televizioni Shqiptar vendos muzikë serbe natën e ndërrimit të viteve on Vidnews.

Nuk dihet pse është bërë një përzgjedhje e tillë muzikore, ku nuk përjashtohet edhe një ‘mix’ i kulturës ballkanike. Pak kohë më parë, Autoriteteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen kanalit shqiptar RTSh-së pasi ky i fundit transmetoi disa këngë të këngëtares serbe Ceca, e njohur për pozicionimin e saj kundër shqiptarëve. / KultPlus.com

Të ngjajshme