U mbajt një ceremoni përkujtimore private për aktorin e ndjerë Chadwick Boseman

7 Shtator, 2020 - 9:50 am

Michael B. Jordan dhe Lupita Nyong’o ishin në mesin e të ftuarve në ceremoninë përkujtimore private të aktorit të ndjerë, Chadwick Boseman, e cila zuri vend të shtunën më 5 shtator.

Dy aktorët e filmit “Black Panther” e ndoqën këtë ngjarje të organizuar në Malibu të Kalifornisë, ku iu dha lamtumira e fundit mikut dhe kolegut të tyre të dashur Boseman, i cili vdiq në fund të muajit gusht në moshën 43-vjeçare, pas një beteje të fshehtë katër vjeçare me sëmundjen e kancerit, transmeton Koha.

Michael dhe Lupita në këtë ceremoni përkujtimore u shoqëruan edhe nga ylli tjetër i filmit “Black Panther”, Winston Duke, si dhe bashkëshortja e aktorit të ndjerë Taylor Simone Ledëard, me të cilën ishte martuar në fshehtësi pak kohë para se të vdiste. Kjo ngjarje ku miqtë dhe familjarët e Bosemanit u mblodhën për ta kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e tij, u mbajt në një lokacion me pamje kah deti ku në prapavijë dëgjohej muzikë e lehët, derisa nuk mungonte as një tavolinë e mbushur me lule dhe fotografi të të ndjerit, Chadwick Boseman.

Ngjarja private u organizua pasi në qytetin e lindjes së aktorit, Anderson në Karolinën e Jugut, u mbajt një ceremoni përkujtimore publike me ç’rast u shfaq filmi “Black Panther”, ku Biseman e luajti rolin e mbretit T’Challa dhe superheroit Black Panther, si dhe një fjalim i aktorit të cilin e kishte dhënë në Univesitetin Howard.

Ndërkohë, zyrtarët e qeverisë lokale në Anderson janë duke punuar për një shtatore të përhershme që do të ngrihet në nderë të Chadwick Bosemanit, kjo pasi mijëra njerëz e kanë nënshkruar një peticion që bënë thirrje që shtatorja e tij ta zëvendësojë një monument të Konfederatës që aktualisht gjendet në qendër të këtij qyteti./ KultPlus.com

Të ngjajshme