“Ura e dashurisë” merr çmimin Zambaku i Prizrenit 2019

30 Qershor, 2019 - 8:00 pm

Edicioni i 30-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”, i cili u mbyll mbrëmë, e për të cilin janë hedhur kritika e dyshime për mungesë transparence, ku në kopshtin e kinemasë “Lumbardhi” në Prizren, mbrëmjen e të shtunës u mbajt edicioni jubilar i këngës së vjetër qytetare nën patronatin e Komunës së Prizrenit. “Zambaku i Prizrenit”.

Në këtë edicion u paraqitën 16 këngë, të cilat garuan për çmimet tradicionale të festivalit.

Kënga “Ura e Dashurisë”, interpretuar nga Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku, është shpallur kënga më e mirë e edicionit të 30-të të festivalit të këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit”.

Ura e Dashurisë” e autorit Veton Perolli me tekst të Musa Bushranit dhe orkestrim nga Edon Ramadani ka marrë çmimin e publikut “Zambaku i Prizrenit’, duke marrë kështu edhe ‘Zambakun e Argjendtë” për kompozitorin dhe “Mikrofonin e artë” për interpretuesit e kësaj kënge. Kjo këngë është shpallur edhe si kënga me tekstin më të mirë të festivalit.

Në natën finale të këtij festivali janë ndarë edhe dy çmime:

Vendi i parë: “Lule Lule”, këndojnë Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj, autor Nexhat Macula, teksti Shkodran Tolaj, orkestrimi Riza Dolaku.

Vendi i dytë: Rovena Dilo “Do të çmend”, autor Adrian Hila, teksti Rovena Dilo, orkestrimi Adrian Hila./ 21media/ KultPlus.com

Të ngjajshme