Vdes në moshën 72-vjeçare Dusty Hill, basisti i grupit ‘ZZ Top’

29 Korrik, 2021 - 10:41 am

Foto: Getty Images

Dusty Hill, basisti i grupit amerikan blues rock “ZZ Top”, ka vdekur në moshën 72 -vjeçare.

Shokët e grupit, Billy Gibbons dhe Frank Beard thanë se Hill vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Houston, Teksas. Ata nuk dhanë detaje të tjera.

Në fillim të korrikut, ‘ZZ Top’ kishte njoftuar se Hill nuk do të luante disa shfaqje të ardhshme për shkak të një dëmtimi të kofshës, transmeton KultPlus.

I njohur për mjekrën e tij të butë dhe syzet e diellit, Hill luajti me ZZ Top për mbi 50 vjet.

“Ne, së bashku me legjionet e tifozëve të ZZ Top në të gjithë botën, do të na mungojë prania jote e palëkundur, natyra jote e mirë dhe angazhimi i qëndrueshëm për të ngritur në kulm atë fund monumental”, thuhej në deklaratën e Gibbons dhe Beard.

“Do të na mungosh shumë, amigo.”

I lindur si Joseph Michael Hill, basisti fillimisht luajti kitarë së bashku me vëllain e tij Rocky në Dallas para se të transferohej në Houston dhe të bashkohej me Beard.

ZZ Top u themelua në 1969 dhe luajti koncertin e tyre të parë live vitin e ardhshëm.

Pas lajmit për vdekjen e tij, fansat dhe miqtë muzikantë të Hill shprehën pikëllimin e tyre në rrjete sociale.

“Për 50 vjet të tëra, Dusty Hill mori pjesë në një nga treshet më të mëdha të zhanrit rock që ka ekzistuar ndonjëherë,” shkroi gazetari i muzikës, Corbin Reiff në Twitter./ KultPlus.com

@Getty Images

Të fundit

Të ngjajshme