Vdes Ranking Roger, ylli i “The Beat”

27 Mars, 2019 - 3:28 pm

Ka vdekur ylli i “The Beat”, Ranking Roger, shtatë muaj pas një mini-sulmi në tru.

Këngëtari i hitit “The Mirror in the Bathroom”, emri i vërtetë i të cilit është Roger Charlery, vdiq të martën, sipas një tweeti në llogarinë zyrtare të bendit të tij.

“U prehtë në paqe@RankingRoger, i cili më herët sot fatkeqësisht ndërroi jetë në paqe në shtëpi me familjen pranë tij”, thuhet në deklaratë. “Ai ishte një luftëtar.”

Një tjetër postim në faqen e bendit në Facebook thotë: “Ai luftoi dhe luftoi dhe luftoi, Roger ishte një luftëtar.

“Familja e Roger dëshiron t’i falënderojë të gjithë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj kohe të vështirë.”

Ikona u diagnostikua me dy tumore të trurit dhe kancer të mushkërive pas një sulmi në tru të cilin e pësoi gushtin e kaluar.

I lindur në Birmingham të Anglisë, në vitin 1963, Roger ishte më i njohur për punën e tij në “The Beat”, por ai ishte gjithashtu anëtar i grupit të veçantë “General Public” me mikun e tij të bendit “The Beat”, Dave Wakeling. Ai gjithashtu e publikoi një varg albumesh solo.

Një biografi për jetën e Roger në muzikë, të cilën ai e bashkëshkroi, do të publikohet më vonë këtë vit.

Billy Bragg, ylli i “The Specials”, “Neville Staple” dhe “UB40” ishin ndër të parët që e përkujtuan këngëtarin e ndjerë në mediat sociale të martën, shkruan KOHA Ditore.

Bragg e publikoi linkun e performancës së “The Beat” në koncertin britanik O.T.T. në 1982 në YouTube dhe shkroi: “Me keqardhje dëgjova se Ranking Roger ka ndërruar jetë. Pusho në paqë, Rude Boy”.

Staple tweetoi: “Jam i tronditur nga humbja e Roger, partneri im i Special Beat!” / KultPlus.com

Të ngjajshme