Vdiq artisti i këngëve qytetare, Timo Lule

25 Janar, 2021 - 10:59 pm

Kënga qytetare e Fierit ka humbur sot bilbilin dhe mjeshtrin e saj, Timo Lule.

Lajmin për vdekjen e artistit e dha kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

“Artisti në shpirt e karrierë të gjatë i dha jetë jo vetëm këngës, por edhe artit në Fier si drejtues artistik i shtëpisë së kulturës”, tha Subashi.

“Timo është ndarë fizikisht prej nesh, por ka lënë pas një pasuri të madhe artistike si në interpretim, ashtu dhe në përpunimin e këngës qytetare e popullore, duke i qëndruar besnik tabanit dhe traditës lokale”, u shpreh Subashi.

Libri i tij, “Fieri dhe Kënga”, botuar më 2009, është një tjetër dëshmi që do të transmetojë ndër breza, bashkë me studimin në fushën e folklorit muzikor e historisë, edhe emrin e bilbilit të këngës qytetare fierake, besnikut të traditës, Timo Lule. / ata/ KultPlus.com

Të ngjajshme