Vdiq në aksident trafiku një nga themelueset e grupit ‘Dixie Chicks’

24 Dhjetor, 2023 - 12:07 pm

Laura Lunch – një nga themelueset e grupit muzikor “Dixie Chicks”, grup i muzikës “country” në SHBA – ka humbur jetën në aksident trafiku.

Ajo ishte 65-vjeçare.

Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas ka thënë se Laura humbi jetën si pasojë e aksidentit mes dy veturave në afërsi të qytetit El Paso të premten.

Anëtarët aktualë të grupit në një postim në “Instagram” kanë thënë se “janë të shokuar dhe trishtuar”.

“Ne mbajmë një vend të veçantë në zemrën tonë për kohën që kemi kaluar së bashku duke luajtur muzikë, duke qeshur e duke udhëtuar”, thuhet në postimin.

Grupi “Dixie Chiks” u krijua në Dallas në vitin 1989.

Bashkëthemelues ishin Laura Lynch, një basiste e më vonë vokaliste, Robin Lyn Macy (vokalist e kitarist) dhe motrat Martie dhe Emily Erwin.

Bendi kishte performuar në festivale të ndryshme dhe bëri bujë.

Para se Lynch të merrte vendimin për largim në vitin 1995, “Dixie Chicks” publikoi tri albume: “Thank Heavens for Dale Evans”, “Little Ol’ Cowgirl” dhe “Shouldn’t a Told You That”.

Mirëpo, suksesin komercial grupi e arriti në vitin 1998 me albumin “Wide Open Spaces”.

Bendi e ndërroi emrin tri vjet më parë duke e bërë vetëm “The Chiks”.

Vendimi për të larguar pjesën “Dixie” erdhi pas kritikave se ajo fjalë kishte konotacion me skllavërinë amerikane./rtv21/KultPlus.com

Të ngjajshme