Veprat e Memli Kelmendit rrugëtojnë për të dytën herë në Francë

20 Prill, 2019 - 12:30 pm

Dy kompozimet e Memli Kelmendit “Agnus Dei” dhe “Silentium Est Pax” do të interpretohen për të dytën herë në Francë, më datë 28 prill nga ansambli “Sottovoce Ensemble”, shkruan KultPlus.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kompozitori Memli Kelmendi i cili ka thënë se shprehet i lumtur për këtë lajm dhe ka njoftuar se këto vepra janë edhe pjesë e CD-ve të ansamblit francez “Sottovoce Ensemble”.

“Rikujtoj që të dy veprat e mia tashmë janë pjesë e repertorit dhe tashmë janë poashtu të publikuara në CD-të e këtij ansambli në Francë, njëherit vepra Silentium Est Pax, pikërisht i dedikohet këtij ansambli vokal që njihet për interpretimin e veprave muzikore që nga periudha e Barokut gjerë tek muzika bashkëkohore”, ka shkruar Kelmendi në postimin e tij në Facebook.

Kelmendi numëron një opus të pasur sa i përket kompozimit të veprave, shumë prej tyre janë luajtur në vende të ndryshme të botës./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme