“Vetë ke mbetë, për dashuri s’guxon ta lusish kënd”

30 Tetor, 2021 - 1:15 pm

Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.

Nexhmije Pagarusha la pas vetës hite të mëdha që vazhdojnë të dëgjohen me nostalgji.

E shkëlqyer ajo ka qenë në interpretimet në muzikën popullore dhe në opera, por Nexhmije Pagarusha bëri karrierë të suksesshme edhe si aktore, në film dhe në teatër.

Janë rreth 150 këngë që ajo i ka interpretuar, mes tyre “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.

Sot KultPlus e kujtojn këngën e saj “Vet ke mbet”, një lirikë e pastër e cila shpërfaq ndjenja melankolie të cilat i përçon tek publiku Nexhmije Pagarusha me zërin e saj unik, të papërsëritshëm.

Më poshtë videon dhe tekstin e këngës “Vetë ke mbetë”:

Vetë ke mbetë

në dhomën tënde s’është shikimi im,

vetë ke mbetë,

e duart e tua të janë tretë n’errësirë,

gjersa disku i fundit bën tregim,

se të dua,

se të dua.

Vetë ke mbetë,

por tlutem mos qaj e mos rënko,

vetë ke mbetë,

për dashuri s’guxon ta lusish kënd,

vetë ke mbetë,

por unë ende të dua,

sa të dua,

o sa të dua.

Vetë ke mbetë,

për dashuri s’guxon ta lusish kënd,

vetë ke mbetë,

sa edhe ditët të janë tretë n’errësirë,

se sytë e tu të gjelbër e dinë më mirë,

sa të dua,

o sa të dua.

Vetë ke mbetë,

për dashuri s’guxon ta lusish kënd,

vetë ke mbetë,

sa edhe ditët të janë tretë n’errësirë,

se sytë e tu të gjelbër e dinë më mirë,

sa të dua,

o sa të dua. / KultPlus.com

Të ngjajshme