“Vijnë vaporat moj nanë bregut të detit” (VIDEO)

2 Prill, 2018 - 2:00 pm

“Vijnë vaporat” është një këngë mjaft e njohur që është kënduar nga shumë këngëtarë e është dëgjuar në ambiente të ndryshme, shkruan KultPlus.


Sot KultPlus e sjellë këtë këngë me tekst, të kënduar nga grupi i njohur Corona.

Vijnë vaporat moj nanë bregut të detit
O dilni shifni moj nanë asqerte e mbretit
O dilni shifni moj nanë asqerte e mbretit

Disa kjajshin moj nanë disa knojshin
O ka nji letër moj nanë vilajt e çojshin
Ani ka nji leter moj nanë vilajt e çojshin

Ka nji letër moj nanë çojnë vilajte
O për shtat vjet o moj nanë te na presin gratë
O për shtat vjet o moj nanë te na presin gratë

Mos na pritshin moj nanë për shtatë vjet
O ne ti marrin moj nanë burrat pleq
Ani ne ti marrin moj nanë burrat pleq

Burra pleq o moj nanë e pleq të vjetër
O ishalla vjen o moj nane naj dever tjetër
O ishalla vjen o moj nanë naj dever tjetër

Dever tjetër moj nanë dert o i ri
O ishalla kthehen moj nanë djemtë në shpi
Ani ishalla kthehen moj nanë djemtë në shpi

Të ngjajshme