Violinisti shqiptaro-turk kandidat për çmimin “George Enescu”

8 Shtator, 2020 - 12:30 pm

Elvin Hoxha Ganiyev, violinisti shqiptaro-turk, i cili ndjek studimet në Gjermani, është kandidat për çmimin “George Enescu”, si pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar me të njëjtin emër, shkruan KultPlus.

Aktualisht Elvin Hoxha është duke kryer studimet Master pranë Hochschule für Musik Theater und Medien në Hannover, pas diplomimit nga Escuela Superior de Música “Reina Sofía” në Madrid.

Ai në konkursin “2020 George Enescu International Competition” është duke kandiduar në kateforinë për violinë, me interpretimin e pjesëve të ndryshme sipas raundeve.

Elvin Hoxha ka performuar me dirigjentë si Zubin Mehta, Yuri Bashmet, Vladimir Fedoseyev, Genadi Rozhdestvensky, Vladimir Ashkenazy, Sascha Goetzel ose Plácido Domingo, si dhe ka punuar me mjeshtrit e muzikës si Ivry Gitlis, Vadim Repin, Anne-Sophie Mutter, Maxim Vengerov, Fazıl Say dhe Viktor Pikayzen./ KultPlus.com

Të ngjajshme