Visar Kasa lanson videoklipin ‘Gin Tonic’

15 Gusht, 2019 - 5:30 pm

Visar Kasa, një djalë i ri kosovar i njohur për zërin e tij të veçantë, ka lansuar dje videoklipin e këngës “Gin Tonic”.

Në një mbrëmje në kryeqytet ai edhe ka performuar por edhe e ka lansuar videoklipin në fjalë.

Visar Kasa është kompozitor, pianist dhe vokalist nga Kosova që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë. Atje kreu studimet për kompozim dhe është pjesë e shumë projekteve muzikore: Kasa Trio, Jam Jazz Ansamble, dhe gjithashtu Bicalko. Ai gjithashtu u rendit i 5ti në The Voice of Austria dhe gjithashtu komponon edhe për artistë dhe bende të ndryshme.

Duke eksperimentuar në zhanre të ndryshme muzikore ai tash sjellë në treg projektin e parë solo si single, duke u përgatitur gjithashtu për albumin e parë vitin e ardhshëm ku planifikon të bashkojë zhanre të ndryshme të muzikes, në bashkëpunim me muzikantë nga Austria dhe Kosova. / KultPlus.com

Të ngjajshme