Vita Guhelli promovon albumin ‘Romanca shqiptare’ në KultPlus Caffe Gallery

13 Dhjetor, 2023 - 2:10 pm

Sopranoja Vita Guhelli do të bëj promovimin e albumit të saj “Romanca shqiptare”, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.

Albumi i Guhellit përmban gjithsej shtatë këngë, si: Elegji- Gjon Kapedani, Fryn Veri- Endri Sina, Këngë-Vasil Tole, N’mes dashurive- Tonin Zadea, Këto këngë t’i këndo- Dhora Leka, Mbrëmje në bregdet- Limos Dizdari, dhe  Bylbyli- Limoz Dizdari.

Për krijimin e këtij albumi kontribuan: Piano- Agron Shijaku, Violinë- Shkodran & Gentian Aliu, Violë- Entela Qarkagjia, Violonçelo- Arian Zherka, ReKorDStudio- Drinor Zymberi, RedMedia- Burim Kraniqi, dhe Realizimi në CD- Eurolindi.

Promovimi i këtij projekti është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky promovim i albumit të solistes Guhelli do të bëhet 16 dhjetor KultPlus Caffe Gallery, në ora 18:00./KultPlus.com

Të ngjajshme