Vlera Kastrati në Javën e Frankofonisë: Kisha nevojë t’i tregoj storjet e Kosovës përmes perspektivës sime

26 Mars, 2021 - 7:57 pm

Në kuadër të javës së frankofonisë që po mbahet në Prishtinëë në Kino Armata, po zhvillohen një numër i madh i aktiviteteve kulturore.

Në një diksutim zhvilluar ditën e sotme për artin dhe kulturën në vendin tonë ka qenë e ftuar edhe artistja Vlera Kastrati. Kujtojmë se përvçëse në muzikë Vlera e ka dëshmuar veten edhe në shkrim.

Fjalët, mendimet dhe qëndrimet e saj Vlera i ka hedhur në librin “Anatomy of a Kosova woman’s soul”, ndaj në takimin e sotëm ajo ka vendosur që të ndaj përvojën e saj gjatë shkrimit të këtij librit si rrëfim inspirues për artdashësit në Kosovë dhe më gjerë.

Vlera përmes shkrimit të këtij libri tha se ka arritur t’i rigjej copëzat e fshehura të saj dhe të rijetoj jetën e saj si dhe të gjej sërish dëshiren e saj për muzikën.

“Për herë të parë në jetën time e ndjeva nevojën për të kuptuar se kush jam, t’i jap vetes sime një identitet dhe t’i jap vetes sime zë për t’i treguar storjet e Kosovës përms perspektivës sime”, ka theksuar Kastrati.

Të gjitha ngjarjet e këtij libri rrëfehen me anë të formës innovative të përdorimit të gjuhës dhe muzikës.

Në këtë takim artistja në fjalë ka theksuar edhe një herë rolin e kulturës dhe artit në jetën e njerëzve duke u nisur nga vetja për të përshkruar rëndësinë që kishte pasur shkrimi i librit në jetën emocionale të saj duke vënë në dukje rëndësinë e tregimit dhe përzgjedhjeve të ngjarjeve. / KultPlus.com

Të ngjajshme