Whitney Houston, historia e një ikone

2 Shkurt, 2020 - 10:00 pm

Whitney Houston ishte këngëtare dhe aktore amerikane, katër albumet e para të së cilës, grumbulluan një shifër totale të kopjeve të shitura deri në 86 milionë.

Kush ishte Whitney Houston?
E lindur më 9 gusht 1963, në Newark, New Jersey, Whitney Houston publikoi albumin e saj debutues në moshën 22 vjeçare dhe arriti vendin e parë në listat muzikore me plot 3 këngë. Në vitin 1987 ajo publikoi dhe 4 këngë të tjera të cilat arritën vendin e parë dhe po këtë vit fitoi Grammy-in e saj të parë. Albumet e mëvonshëm dhe super të suksesshëm ishin: “I am your Baby Tonight” (1990), “My Love is Your Love” (1998). Martesa me këngëtarin Bobby Brown në vitin 1992 dhe më pas përdorimi i drogës, e çuan karrierën e saj në pikiatë. Ajo në 2009 me këngën “I Look To You” dhe gjithashtu luajti në filmin Sparkle. Houston vdiq në një hotel më 11 shkurt 2012.

Albumet e Huston:

Albumi: ‘Saving all My Love for You’
Në vitin 1985, Whitney Houston publikoi albumin e saj të parë. Houston arriti pothuajse menjëherë majat e pop-it. Gjatë vitit 1986, këngët “Saving All My Love for You” dhe “How Do I Know” ndihmuan albumin të qëndronte në krye të listave muzikore për 14 javë. Houston fitoi çmimin Grammy në vitin 1986 për “Saving all My Love for You”.

Albumi: ‘I Wanna Dance with Somebody’
Houston e ndoqi suksesin e madh të albumit të saj të parë me një album të dytë në vitin 1987. Edhe ky album arriti majat e renditjeve botërore dhe Whitney fitoi çmimin Grammy për këngën “I Wanna Dance with Somebody”. Një tur i suksesshëm botëror pasoi suksesin e këtoj albumi.

Deri në vitin 1992, Whitney Houston ishte në krye të botës, por jeta e saj u bë shumë e komplikuar. Atë vit ajo u martua me këngëtarin e muzikës R&B, Bobby Brown, pas një marrëdhënie 3-vjecare. Në fillim, martesa ishte e shkëlqyer, por marrëdhënia u kthye të ishte e padurueshme me Huston që më pas tha se i shoqi e dhunonte.

Albumi: ‘I Will Always Love You’
Përkundër gjithë këtyre problemeve në jetën personale, Houston vazhdoi të përparojë në karrierën e saj, duke kaluar me sukses në botën e kinemasë në vitin 1992 duke interpretuar së bashku me Kevin Costner në filmin The Bodyguard. Për çdo film ajo gjithashtu publikonte hite muzikor. Kënga “I Will Always Love You”, pjesë edhe e filmit rezultoi të ishte kënga e saj më e bukur dhe më e suksesshme. Kënga i dha mundësinë Huston që të merrte 3 çmime Grammy për këngën më të mirë të vitit dhe albumin më të mirë.

Albumi: ‘It’s Not Right But It’s Okay’
Houston fitoi një tjetër Grammy për të këngën “It’s Not Right But It’s Okay”. Megjithatë albumi nuk pati të njëjtin sukses me këngën. Gjithsesi, Huston nuk mund të mjaftohej me pak sukses dhe në bashkëpunimin me Mariah Carey në këngën “When You Believe” për filmin “The Prince of Egypt”, ajo fitoi Oscar për kolonën më të mirë zanore.

Albumet e mëvonshme ishin “Just Whitney” dhe “I look to you” (albumi i fundit në 2009) të cilat nuk patën suksesin e mëparshëm, por publiku i priti mirë. Këto albume ishin punë artistike të cilat u bënë mes problemeve të jetës private të Huston, një martese thuajse të prishur dhe problemeve financiare.

Vdekja e hershme:
Në fillim të vitit 2012, Houston u përfol se po përjetonte probleme financiare, por ajo i mohoi këto thashetheme. Ajo, në fakt, dukej se ishte e gatshme për ringritje në karrierë. Houston punoi në një film të ri muzikor “Sparkle” me Jordin Sparks. Ajo u përfol se do të ishte gjithashtu pjesë e jurisë së X Factor, por për fat të keq, Houston nuk jetoi aq gjatë sa për të shijuar arritjet e fundit në karrierë.

Whitney Houston vdiq në moshën 48 vjeç më 11 shkurt 2012, në Los Angeles në një hotel ku një festë për çmimet Grammy u organizua nga Clive Davis. Raporti i publikuar nga zyra e gjykatës së Los Anxhelos më 22 mars 2012, shkruante se shkaku zyrtar i vdekjes së saj ishte mbytja aksidentale.Sëmundjet e zemrës dhe kokaina mendohet qe kanë qenë shkaqet reale të vdekjes. Me largimin në botën tjetër të Huston, bota e muzikës humbi një prej legjendave të veta. /konica.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme