Woodstocku, një utopi? Jo për secilën gjeneratë

11 Gusht, 2019 - 9:30 pm

“A jeni ‘Deadhead’ fans?”. Po blija dhuratë për ditëlindjen e shoqes sime në Woodstock, N.Y., në fillim të këtij viti. Dyqanet ishin të mbushura me gjësende që përmbanin motive të fytyrave dominuese të festivalit të 1969-s: Jimi Hendrixit, “Who”-s, Janis Joplinit. Gjeta një palë çorape të mbuluara me arinj shumëngjyrësh, ose duke vallëzuar ose marshuar, nuk mund ta bëja dallimin. Arkëtari dukej i mahnitur me përzgjedhjen time, por doja t’i thosha se nuk jam një “Deadhead” fanse. U përmbajta, por ai nuk më kushtoi fort vëmendje.

Ishte kjo hera ime e parë në Woodstock. E kuptova kur mbërritëm aty se festivali qe mbajtur pothuajse dy orë përpara, afër Scrantos. Duke shikuar përreth qytetit, dukej sikur nuk isha e vetmja që e humbi momentin. Kishte bujq, hipikë e banorë të qytetit në pushime, shumica të mbërthyer qartazi nga nostalgjia. Kishte edhe burra që ma linin përshtypjen se po merrnin pjesë në një aheng të fundit të beqarisë, të veshur ngjashëm e që lëviznin në grup. Pyetesha se çfarë ka aq të veçantë Woodstocku që i solli ata në këtë qytet e jo diku tjetër.

Vishesha ngjashëm sikurse ata, me shami të larmishme, kur isha në klasë të pestë. Vishesha si hipike në ditët e pushimeve, me bluzat që ma zbulojnë barkun, syze krejtësisht të vockla dhe me rripa të thurur. Studentët i ngrinin lart dy gishtërinjtë dhe thoshin “paqe e dashuri”. Silleshim sikur nën narkotikë edhe para se ndonjëri prej nesh të mësonte se ekzistonin ilaçe të tjera prej atyre që na përshkruanin mjekët kur ishim të sëmurë. Ishin këto sjellje që i kopjonim prej karaktereve televizive dhe anekdotave të maskuara të prindërve tanë. /KultPlus.com

Të ngjajshme