Yjet shqiptare nominohen për çmime prestigjioze të muzikës

4 Nëntor, 2020 - 9:37 am

Artistët shqiptarë nëpërmjet krijimtarisë së tyre muzikore kanë arritur të depërtojnë përreth globit. Një sukses të radhës kanë shënuar këngëtaret Dua Lipa, Ava Max dhe DJ Regard, duke u nominuar për çmimet në “NRJ Music Awards”, shkruan KultPlus.

Në ngjarjen e madhe muzikore e cila ndan çmime të shumta nga radio stacioni francez NRJ për të çmuar krijimtarinë e yjeve botërore të muzikës, nuk mungojnë as emrat të cilët kanë bërë krenarë shqiptarët nëpër botë.

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa është nominuar në tri kategori. Emri i saj kalon në çmimet “Artistja ndërkombëtare më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” dhe “Klipi më i mirë i vitit”, këto dy të fundit për këngën e saj të famshme “Physical”.

Në anën tjetër, në dy kategoritë e para e pranishme është edhe Ava Max në këtë edicion. Max është nominuar poashtu për çmimet “Artistja ndërkombëtare më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” me këngën e saj “Kings & Queens”.

Përkrahë DJ-ve të mëdhenj botëror si Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz qëndron edhe DJ me prejardhje kosovare, Regard, i cili në këtë edicion është nominuar për çmimin “DJ më i mirë i vitit”.

NRJ Music Awards do të ndaj çmime për artistin dhe artisten më të mirë francez dhe atë ndërkombëtar, këngën vendore dhe ndërkombëtare më të mirë, grupin/duon më të mirë vendore dhe ndërkombëtare, klipin dhe DJ më të mirë./KultPlus.com

Të ngjajshme