‘Za Fest’ së shpejti në Shkodër, artistë shqiptarë e të huaj bashkohen për festën kulturore

11 Korrik, 2022 - 5:59 pm

Edicioni i 6-të me radhë i festivalit të muzikës ‘Za Fest’, i cili do të mbahet në qytetin e Shkodrës, do të nis në fund të muajit korrik.

Datat 28-29 dhe 30 korrik do të jenë të rezervuara për festivalin ‘ZA’ i cili grumbullon një kast të madhe artistësh vendor dhe ndërkombëtarë.

Elina Duni ishte artistja e parë, emri i së cilës u bë i ditur për publikun ditë me parë. Elina Duni bashkë me bendin muzikor “Rob Luft” do të performojnë më 29 korrik.

Lylit është artistja tjetër që pritet të performoj në datën e njëjtë më 29 korrik. Në anën tjetër, kantautorja e muzikës italiane, Cristiana Verardo vjen me datë 30 korrik në Kalanë e Rozafës.

Data 28 mirëpret Linda Rukajn dhe Arben Bajraktarajn për të vazhduar me emra të tjerë artistësh.

Po ashtu, grupi i rock-ut “Jericho” do të performojë live në edicionin e ri të këtij festivali me datë 30 korrik. / KultPlus.com

Të ngjajshme