‘Zjermi’ i Shqipërisë i jep ‘flakë’ skenës së Eurovisionit

17 Maj, 2025 - 11:29 pm

Sapo kanë përfunduar performancën e tyre përfaqësuesit e Shqipërisë “Shkodra Elektronike”, të cilët ishin të fundit në listën e interpretimeve.

Paraqitja dhe prezantimi i tyre elektrizoi skenën, ku edhe brohoritjet vazhdonin të përcillnin këngën në sfond.

CNN– mediumi prestigjioz amerikan një ditë më parë e ka renditur këngën “Zjerm” të Shkodrës Elektronike si këngën më të mirë të edicionit të sivjetmë të “Eurovisionit”, i cili po mbahet në Bazel të Zvicrës.

Në një artikull kushtuar Festivalit Evropian të Këngës, ku ishin të radhitura 26 këngët finaliste, CNN në krye të listës e ka pozicionuar Shqipërinë.

Dy yjet e Shkodrës Elektronike janë cilësuar si “dyshja më e papritur” e “Eurovisionit”.

Këngëtarja Beatriçe Gjergji ka thënë se “Eurovisioni” në fakt nuk është lloj i muzikës së tyre. Por pikërisht kjo ka bërë që Shqipëria të ketë përparësi për shkak të mosngjashmërisë me asnjë këngë tjetër, po merr vëmendjen e merituar nga fansat.

“Nëse beson në llojin e muzikës që do, ndoshta mund të ndodhë diçka”, ka thënë Gjergji. /

Të ngjajshme