‘A mund të lejojmë që numri i femrave të vrara të jenë thjesht një statistikë’

27 Shkurt, 2020 - 10:09 am

Amel Pervizi

Në vitin 2012 u vranë 28 gra.
Në vitin 2013 u vranë 24 gra.
Në vitin 2014 u vranë 10 gra.
Në vitin 2015 u vranë 18 gra.
Në vitin 2016 u vranë 12 gra.
Në vitin 2017 u vranë 15 gra.
Në vitin 2018 u vranë 16 gra.
Viti 2019 nisi përgjakshëm, duke shënuar vetëm 5 muajt e parë 9 gra të vrara, përkatësisht një grua e vrarë çdo dy javë.
Viti 2020…

A mund të lejojmë që numri i femrave të vrara të jenë thjesht një statistikë?!
A mund të mjaftohemi me një marshim, me një foto, me një hashtag njëherë në vit dedikuar viktimave…?!

A vlen për ne një JETË ?!
A vlen për ne JETA ?!

Sot nuk mjafton një shkrim, nuk mjafton një foto, nuk mjafton një sensibilizim, nuk mjafton një marshim.
A do ulemi së bashku të shohim problemet drejt në sy e të gjejmë zgjidhje reale?!
A do të çirremi për këto zgjidhje deri sa të arrijnë efektin e duhur?!
A do t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe dukjet e të fokusohemi te JETA ?!

Ç’vlerë ka e ardhmja nesër nëse ne nuk mobilizojmë të gjitha energjitë tona për të mbrojtur JETËN sot?!/ KultPlus.com

Të ngjajshme