Açka: Përse u është mërzitur vendi i tyre shqiptarëve?

23 Janar, 2020 - 11:30 pm

Poetja Flutura Açka, thotë se është dramatike largimi masiv i shqiptarëve në 4 vitet e fundit.

Në studion e “360 Gradë” në Rtv Ora, ajo shtron domosdoshmërinë e politikave sociale në mbështetje të familjes shqiptare për të frenuar emigrimin masiv por edhe për të rritur lindshmërinë.

Në të kundërt, thotë ajo, vendit do ti shkaktohet një dëm i pariparueshëm.

Flutura Açka: Jetoj mes Shqipërisë dhe Holandës. Edhe Holanda, mes vendeve europiane është me popullësi më të vogël dhe e ka të nevojshme të mbrohet. Sot politkat holandeze e ndihmojnë familjen holandeze në atë formë sa është gjëja më normale që të shohësh familjen bazë me 3-4 fëmijë. Po të shikosh kurbën e lëvizjeve në 10 vitet e fundit është dramatike. Çfarë po ndodh me shqiptarët sot dhe pse ikin shqiptarët sot? Çfarë do të bëhet sot se na kanë ikur në 3-4 vitet e fundit së paku 500 mijë shqiptarë? Pyetja është pse ikin, pse u është mërzitur vendi i tyre kaq i bukur shqiptarëve? Këta janë “armiqtë” tanë, nuk e kuptojnë se po i bëhet një dëm i pariparueshëm Shqipërisë. /KultPlus.com

Të ngjajshme