Ag Apolloni: Njerëz të mirë ka sa të duash Shqipëria, po shkrimtarë të mirë pak më rrallë

28 Janar, 2022 - 4:52 pm

Shkruan: Ag Apolloni

Ismail Kadare është autori i romanit më të njohur shqiptar në botë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), që e kam pasur temë doktorate, të cilën e kam botuar me titullin “Paradigma e Proteut” (2012). Me Kadarenë kam realizuar edhe dy intervista, si kryeredaktor i revistave “Jeta e Re” (2011) dhe “Symbol” (2016).

Për të flitet gjithçka, po kujt i bëhet i vonë. Njerëz të mirë ka sa të duash Shqipëria, po shkrimtarë të mirë pak më rrallë.

Ata që e shajnë, flasin sikur janë modele morali mbi tokë. Le t’i lëmë mënitë akiliane e t’i lexojmë veprat e tij (nëse ndonjëra nuk na pëlqen, mos të harrojmë atë thënien që “edhe Homeri fle nganjëherë”).

Le të jetë katekizmi i priftit arbëresh Lekë Matrënga si një ftesë për lexim, me rastin e ditëlindjes së Kadaresë:

Gjithëve u thëres, kush do ndëliesë,
Të mirë të krështe, bura e gra,
mbë fjalët të Tinëzot të shihi Meshë,
se s’ishtë njeri nesh që mkatë s’ka.
/ KultPlus.com

Të ngjajshme