8 Korrik, 2020 - 12:28 pm
Akademiku Apollon Baçe hedh poshtë versionin zyrtar që Pirro, Akili dhe Aleksandri i Madh janë me origjinë greke dhe maqedonase.
Sipas tij, Greqia ka vjedhur dhe manipuluar historinë.
-Aleksandri ishte maqedonas, profesor?
Nuk ka maqedonas. E ëma e Filipit është nga Lynkesët, i ati i Filipit Herodoti tregon një histori ku thotë se ishin tre vëllezër që shkojnë të punojnë në Tebë të Greqisë dhe pastaj prishen me të zotin ngaqë nuk po iu jepte lekët dhe iu thotë merrni rrezen e diellit. Ky e merr rrezen e diellit dhe ky e kupton që këta e grabitën, ikin i gjëmojnë mbrapa dhe përfundojnë në Iliri. Jetojnë aty disa vjet pastaj që andej shkojnë në Maqedoni.
-Përderisa Pirro thoshte jam pasardhës i Akilit, Skënderbeu thoshte jam pasardhës i Pirros, tani Akili ishte yni apo i grekëve?
Momsini na thotë këto fjalë: Epiriotët trima shqiptarë të antikitetit mbështetën me besnikëri tradicionale dhe entuziazëm rinor djaloshin e guximshëm Pirro, “Shqiponja” siç e quanin ata.
Po qe se lexohet me kujdes Iliada, ajo fillon me vajtimin që i thuhet Athinasë “Ai që na shkatërroi heronjtë tanë, ai që i bëri ushqim për qentë dhe zogjtë e egër, ai që na prishi rininë dhe ushtrinë tonë, Akili.”
Akili që ka hyrë në luftën e Trojës, ke një autor tjetër tregon këtë që, nuk ka mundësi ta marrim këtë nëse nuk marrim mjeshtrin e zaptimit të qyteteve që është Akili. Akili vjen si mercenar.
-Nga erdhi?
Akili është nga zona e Dodonës, andej vjen ai. Dodona i përkiste fisit të Molosëve.
-Domethënë nuk ishte grek?
Absolutisht nuk ishte grek. Kur Akili i lutet Zeusit i thotë: “Ashtu siç mç ke ndihmuar atëherë, ma sill Patroklin gjallë nga lufta.” Ashtu siç me ke ndihmuar atëherë, pra kur shpartalloi Akejtë, akejtë ishin grekë në atë kohë. Atëherë ky njeri që ka shpartalluar ushtrinë e akejve, atëherë si mund të jetë grek ky njeri që i ka shpartalluar ushtrinë e grekëve? Tjetër është edhe lista e qyteteve që ky ka shpartalluar.
-Sa qytete janë?
-26, dhe nga këta 26, 25 janë grekë/Dita /KultPlus.com