Apolloni: Ajo qe ndodhte dikur në Shqipëri, ndodh sot në Kosovë, akademikë bëhen vetëm anëtarët e një partie

11 Nëntor, 2022 - 11:38 pm

Ag Apolloni përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se njerëz të cilët e meritonin sa ishin gjallë të shpalleshin akademikë, nuk e arritën këtë gjë pasi nuk ishin anëtarë të Partisë, shkruan KultPlus.

Postimi i plotë:

“Akademia e Shkencave e Shqipërisë sot u ka dhënë titullin “Nderi i Akademisë” disa shkrimtarëve, gjuhëtarëve, përkthyesve, mes të cilëve edhe Lasgush Poradecit, Musine Kokalarit dhe Kolë Ashtës. Pa dyshim, këta e meritonin të ishin akademikë për së gjalli, por nuk ishin anëtarë të Partisë.

Ajo që ndodhte dikur në Shqipëri, ndodh sot në Kosovë, ku akademikë bëhen vetëm anëtarët e një partie, e cila pastaj garon në zgjedhje me sloganin “partia e akademikëve”.

Askush nuk shqetësohet pse ata u bënë akademikë, duke u vetëpropozuar dhe duke u vlerësuar nga bashkëpartiakët e tyre. Ndoshta një ditë edhe në Kosovë qytetarët do ta kuptojnë se sa Lasgushi, Musineja e Kolë Ashta, janë lënë përjashta, vetëm pse nuk kishin libreza të “partisë së akademikëve”.

Këtij soji të “akademikut” nuk i mjafton që grabit titullin “akademik”, nuk i mjafton as paga që e merr si “akademik”, por del e kërkon edhe votat si “akademik”, dhe gojën e ka plot Amerikë. Nuk mund të jesh me Amerikë dhe të veprosh si në Bashkimin Sovjetik”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com

Të ngjajshme