займ на карту онлайн потребительский кредит

Beqiraj: Njerëz, rrini në shtëpi e përcillni seriale, teatri është për shpirtra e sjellje fisnike

Dhjetor 18, 2018 - 10:04 am

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, mbrëmë është dhënë premiera e shfaqjes “Destur – Blasfemi e ëmbël” që vjen si kombinim i dy veprave: “Destur”të Musa Ramadanit dhe “Blasfemi e ëmbël” e autores turke Elif Shafak.

Ky kombinim mes të dyja veprave është bërë nga regjisorja Zana Hoxha –Krasniqi. Me këtë produksion teatror, TKK-ja për herë të parë shfaqi në skenë historinë e poetit të famshëm mistik, Rumit. Në rolin e tij u prezantua aktori i njohur kosovar Çun Lajçi. Shfaqja ju dedikua aktorit të teatrit, të ndjerit Istref Begolli.

Shfaqja intrigoi publikun me temën që do të trajtonte duke bërë kështu që të shiten të gjitha biletat për një kohë shumë të shkurtër.

Salla e teatrit mbrëmë ishte përplotë me artdashës që kishin shkuar të shohin e përjetojnë këtë histori të bukur. Por, disa prej tyre kishin ankesat e tyre për mos rrespektimin e teatrit. Kjo jo për shfaqjes, por për publikun e pranishëm.

Poetja Naime Beqiraj e cila ishte e pranishme mbrëmë në teatër, ka reaguar pas shfaqjes ndaj publikut të pranishëm që sipas saj njërëz të tillë duhet të rrinë në shtëpi dhe të shohin seriale.

Po ju sjellim reagimin e plotë të Naime Beqirajt:

“Shkon njeriu me e përcjell një premierë në Teatër Kombëtar. Krejt javën e lexon Rumiun dhe Musa Ramadanin të njihet me veprat e kolosëve të dy kohërave të ndryshme. Afër të ulet një tip që kundërmon ere qebapash e djersë, në të djathtë njëra që shkruan sms e drita e tel e prish magjinë e zërit të Çun Lajqit në errësirë kurse më e rënda një kuqaloshe përtyp dhe bën balona nga çamçakëzi
Dikur në teatër njerëzit shkonin plot hir. 
Bekim Lumi, dritë pastë, në shfaqjen e vet i foli me zë dikujt: mjaft ti me atë telefon. Lumi, mendjendrituri sot e kishteditëlindjen e për guxim nuk ia kalonte asnjëri. Sonte do të reagonte, sidomos gruas gojën plot pështymë e çamçakëz.
Duhet me e përcjell sërish shfaqjen e shoqes sime Zanës. Teatri është art e tempull i lartë. 
People, rrini në shtëpi e përcillni seriale. Teatri është për shpirtra e sjellje fisnike. Ose mësohuni….”, ka shkruar ajo në Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme