Çitaku: T’i dërgojmë tek anëtarët e Akademisë Suedeze emrat dhe fotografitë e viktimave kosovare

12 Tetor, 2019 - 7:49 pm

Reagimet dhe kritikat në drejtim të Akademisë Suedeze, saktësisht në drejtim të komitetit të çmimit “Nobel” për letërsi po vazhdojnë, shkruan KultPlus.

Shumë njerëz të artit dhe kulturës reaguan për cmimin e vitit 2019, të cilin Akademia Suedeze ia ndau shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili vecse si shkrimtar është i njohur edhe për qëndrimet e tij pro serbe dhe mbështetjen që ia dha Sllobodan Milloshevicit.

Së fundmi, Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku në një shkrim në profilin e saj në Twitter ka kërkuar që t’u dërgohen anëtarëve të Akademisë Suedeze fotografitë e viktimave të luftës në Kosovë dhe Bosnjë.

“Duhet t’i marrim e-mail adresat e të gjithë anëtarëve të Akademisë që ia mundësuan fitimin e çmimin ‘Nobel’ për letërsi një mohuesi të gjenocidit.

Le t’i dërgojmë tek ata të gjithë emrat dhe fotografitë e viktimave të Kosovës dhe Bosnjës” ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter. /KultPlus.com

Të ngjajshme