Dasma plot patriarkat

9 Korrik, 2018 - 11:36 pm

Shkruan: Azem Deliu

Në krejt dasmat, në krejt atë grumbull zhurmash, nuk ka gjë ma neveritëse sesa kur e këndojnë “kallma cigaren”. Burri ulet në mes, gruaja ia ndez cigaren ndërkohë që këngëtari vazhdon “me ma idhnu nanen, guhen ta shkurtoj”. Ma shumë se gjysma e dasmave, këtë varg e marrin shumë seriozisht.

Këtu, pa pasë nevojë me shku më tutje, e gjeni krejt simbolikën e një sistemi shtypës ndaj gruas. Shtypje për të cilën e përgatisin qysh “natën e festës”. Poshtërim publik pa fijen e konsideratës.

Po kush ka kohë për këto gjana? Hajde n’valle!

Të ngjajshme