“Femna prej se asht kriju ka qenë për fat të keq vegël e dobësisë së mashkullit”

2 Shkurt, 2020 - 11:11 pm

Nga: Liridon Mulaj

Ka një qasje të poshtër dhe denigruese ndaj femrës qysh se pak mbas krijimit te saj. Janë do qëllime të cilat janë keqinterpretu e baltos sa asht mujt prej çdokujt që ka mujt me formu nji mendim për femrën ( për fat te keq nuk ka mbet merhum e as shtaze pa e formulu nji mendim denigrues për femrën) dhe asht trajtu ekzistenca e saj gjithmonë si vjege e mashkullit. Tash duke qëndrua pak tek çështja e femrës si vjege lind pyetja po mire po vjege me u lidh me çka? Dhe po u them se femra prej se asht krijua ka qene për fat te keq vegël e dobësisë mashkullit por ma s’shumti e dobësisë së saj (temë që do shtjellim të veçantë). Kam mendu gjithmonë dhe argumentu dhe me fakte e histori (kryesisht në biseda me miq) se mashkulli asht qenie e shkërdhyeme pasi bazue në zanafillën e krijimit të tij, ka mendue dhe perceptue se femra asht krijue prej brinjës tij dhe se funksioni i saj ka qenë gjithmonë plotësues. Po ashtu mashkulli arriti denjësisht (si gjithmonë në padijeni) që dashninë e femrës me e kthy në mëkat (qysh prej se hangri mollën e Evës e cila ja dha prej dashnisë). Duhet me dit qe femra djallëzitë i ka zotnue para mashkullit (kot nuk i shkoi gjarpri Evës ndërkohë Adami ishte duke luajt me biblushin e vet diku poshtë ndonjë peme) por ajo ka zgjedh gjithmonë mos me e vu në funksion kundër mashkullit se së pari natyra e saj asht e prirun drejt paqes dhe së dyti se asht nanë dhe nuk gjykon në bazë të gjinisë por vetëm dashnisë. Asht përherë mashkulli që vret në emër të femrës (të egos dhe kurrë të dashnisë për të). Asht gjithmonë mashkulli që çon dorën mbi femrën, asht gjithmonë mashkulli që ka keqkuptu rolet e gjinive në këtë botë ku rolin e gruas për riprodhimin e trajtojnë si detyrë dhe dobësi dhe rolin e tyre për të hedh farën e trajtojnë si aftësi për të palluar (nëse nuk do ishte Eva do ishin pallu me gjarprin). Ndërkohë nuk ka mbet merhum në tokë të Zotit që se ka mendu njiherë femnën e vet si skllave, që ka ushtru dhune apo trajtu si lecke. Unë pa hy ma thelle dua vetëm te them se kur ta kuptojmë rolin e femnes ne shoqëri ka për te qene shume vone. Se roli i nanes dhe misioni i saj sublim asht rras ne goje te djallit qëkur vritet me sëpatë e copëtohet ne sy te fëmijëve. Asht për te vu kujën e mandej mbasi te jena qetesu , duhet me me e marr figurën e femnes e me e vendos ne piedestal për krejt vuajtjet dhe përdhosjet e saj ne histori te njerëzimit te cilat pafytyrësisht dhe krejt djallëzisht ja kemi shkaktu ne meshkujt, gjinia inferiore ne toke. /KultPlus.com

Të ngjajshme