Gashi: Për katër vjet në shkollë kemi pas mësues racistë, vetëm mësuesja Meritë ishte jo raciste

7 Mars, 2021 - 2:38 pm

Shkruan Burhan Gashi

“Yyy cfare magjupësh” thonin fëmijët e tjerë gjersa së bashku me ne shiqonin kafshët në kopshtin zoologjik, quditërisht ne merrnim më shumë vëmendje se majmunat e sjellur prej Afrike ngase ne ishim me ekzotik, të zesht e pak të pluhurosur si pasojë e rrugicave të pashtruara me asfalt, në atë kohë në mahallen tonë vec rruga ime ka qenë e shtruar e datonte prej kohës së ish-Jugosllavisë.

Nga klasa e parë deri në të katertën kemi  pasur mësues racistë, asnjëherë nuk janë marrë me ne seriozisht na “mësonin” me përbuzje, krejt klasa veç me Rom, Ashkali e Egjiptian, majmunat në kafaz fizik e ne në kafaz social e te margjinalizuar.

Në klasën e pestë vjen një mësuese e re e sapo diplomuar, vinte nga Vushtria, ishte e  gjatë, flokë kaçurrela e sapo martuar, për shokët dhe shoqet e mia kjo ishte vecse nje abuzuese tjeter e radhes por ndodhi e kundërta, mësuesja Meritë ishe jo raciste, na mësonte me përgjegjësi e përpos kesaj kishte edhe sjellje të mira me ne (sa paradoksale na u doke)

Mësuesja ka luajtur një  rol te madh në jetën tonë në atë kohë.

Urime 7 Marsi./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme