Ishte koha kur ishim të varfër por kishim gjithçka

8 Prill, 2019 - 9:47 pm

Ajkuna Mesiti

Kur ishim të vegjël dilnim pa frikë se mos dikush të na rrëmbente, na mësonin mos t’i flisnim të panjohurve por shokë dhe shoqe kishim plot.
Luanim përjashta që me mëngjes dhe na tërhiqnin mamatë prej veshi ose na bërtisnin: futu brënda të qaftë jot ëmë se ngele rrugëve.


Kishim lojëra si: ore ore lule bore, roza rozina, lojë me peta, topa djegësi, lojën me litar(o litar litar i gjatë që nuk pushon as ditë as natë), lojën (t’a lashë), kush qesh i pari? I pari?
Bëhej konkursi i famshëm Miss Pallati dhe Missi merrte një çmim ( lule të këputura, një pasqyrë,)

Shokët dhe shoqet i donim shumë merrnim kukullat dhe i bënim sikur flisnim me to, iknim e vinim nga shkolla duke kënduar e lozur dhe jo si sot që 13 vjeçarë flasin për marrëdhëniet seksuale, kirurgji plastike, çanta të shtrenjta, ndërkohë që brezi jonë ka luajtur deri në moshë të vonët me kukulla.


Në televizor shihnim kukulla prej vërteti dhe jo me këtë zhargon të fëlliqur që është sot, ishte dhe festivali i fëmijëve që shihnim në RTSH dhe këngë për fëmijë plot.
Sot fëmijët kanë nga telefonat më të shtrenjtë nëpër duar ne kishim baltën dhe gjunjët me gjak.


Fëmijët e sotëm nuk komunikojnë me njëri tjetrin dhe mbizotëron bulizmi dhe janë sipas interesit kush të jetë me 10 ose LEKUN ndërkohë që brezi ynë bënim detyrat me njëri tjetrin dhe recitonim nganjëherë bënim dhe role (Borëbardha Hirushja dhe filma të tjerë)

Sot një brez i djegur nuk ishte si dikur ndaj themi: Na ishte Dikur. Kemi nostalgji sepse kemi patur një fëmijëri të mrekullueshme.

Mund t’a kem gabim ky është mendimi im personal Por unë jam falenderuese që pata një fëmijëri të vërtetë dhe jo lojra nga app/PlayStore

Të ngjajshme