Ishulli i peshkatarëve në Itali, i preferuari i Hemingway-t

12 Korrik, 2019 - 9:30 pm

Përktheu Shpendi Shakaj

Isola dei Pescatori, i cili do të thotë “ishulli i peshkatarëve”, i vendosur në liqenin Maggiore në pjesën Veriore të Italisë (bën pjesë në kompleksin e ishujve Borromean) dhe është i banuar nga rreth 35 banorë gjatë vitit.

Duket madje se ishulli nuk është vetëm i peshkatarëve por edhe i shkrimtarëve, pasi është përmendur në shumë vepra letrare, si vepra e famshme e Ernest Hemingway-t “Lamtumirë armë”, ku protagonisti Frederic Henry ndalon këtu gjatë Luftës së Parë Botërore për të pirë një vermut.

Ekziston një rrugë qendrore që kalon përmes trungut kryesor të ishullit ku në të cilën përfundojnë sokaqet e vogla shtruar me kalldrëm.

Në shtrirjen e tij të vogël prej 375 meta dallon kisha e bukur dhe unike e San Vittore.

Përmbytjet janë fenomen i zakonshëm, por shtëpitë janë ndërtuar për të lejuar ujin të kalojë.

Peshkimi është një element i rëndësishëm i ishullit dhe peshkatarët lokalë bëhen atraksion turistik për vizitorët, pasi ruajnë diçka nga bukuria dhe autenticiteti i traditës, por është gjithashtu burimi kryesor i të ardhurave për banorët e ishullit.

Vlen të përmendet  se ishulli është shumë popullor për turistët, gjë që ka rritur në masë të madhe pamjet e bukura që qarkullojnë në media sociale dhe bën që njerëzit të prenotojnë dhoma gjatë gjithë vitit! /KultPlus.com

Të ngjajshme