Keqpërdorimi i radhës i librave të Rexhep Hoxhës

23 Nëntor, 2019 - 9:46 pm

“Të drejtat morale formojnë thelbin e ligjit për të drejtat e autorit. Kur ato bien ndesh me kërkesa ekonomike, të drejtat morale duhet gjithmonë të parandalojnë atë”.
Kalyan Kankanala, Mbrojtës i të Drejtave të Autorit.

Por kjo ende nuk po ndodhë me të drejtat e autorit dhe të trashëgimtarëve të tij në Kosovë. Ato, përsëri po keqpërdoren në mënyrat dhe format më të ndryshme dhe më të egra vetëm për përfitime materiale.

Tenderi skandaloz, sipas Insajderit, në një nga artikujt në portalin e tyre, i shpallur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës me titull Furnizim me libra, me numrin e Prokurimit: ZK 10419048111, në listën e së cilës gjenden edhe rreth 1400 libra të shkrimtarit Rexhep Hoxha, të botuara nga Shtëpia Botuese Lugjet e Verdha, nga Prishtina, ashtu doli të jetë.

Çka ka ndodhur?

Me datën 26.07.2019, më thirri Blerim Muhaxhiri, Menaxher në Librarinë Dukagjini, duke më thënë se Dukagjini e ka fituar tenderin e lartpërmendur dhe më ofroi të m`i blinte librat e lartpërmendur. Meqenëse në të kaluarën unë kam pasur marrëdhënie korrekte me këtë Librari, pa hezitim pranova. E nënshkruam Marrëveshjen po atë ditë, ju dhash librat dhe ata e bënë pagesën.

Mirëpo, çka ndodhi pastaj. Filluan të më afroheshin njerëz të ndryshëm, dhe asnjëherë, askush nga Libraria “Vlora”, e cila është një nga dy operatorët fitues të tenderit, që t`ju shisja librat e njëjtë, duke thënë se tenderin nuk e ka fituar Dukagjini, por Libraria “Vlora” dhe një tjetër. Duke qenë se libraria “Vlora” në të kaluarën dhe tash janë bashkëpunëtorë të ngushtë me Shtëpinë Botuese “Berati” nga Prizreni, dhe me të cilët jam nën një procedurë gjyqësore për keqpërdorim të librave të autorit Rexhep Hoxha, dhe kundër të cilëve nga Gjyqtari i Gjykatës Themelore, qe dy herë lëshohet Masa e Perkohshme, unë kurrsesi nuk doja dhe asnjëherë nuk do t`ju shes librat këtyre matrapazëve.
Pasi që situata erdhi deri këtu, unë u ktheva në Librarinë Dukagjini, tek Menaxheri i saj Blerim Muhaxhiri, të ja kërkoja librat dhe t`ja ktheja të hollat sepse ata nuk kishin të drejtë t`i shisnin librat e mi tek ata, për këtë tender. Më premtoi, jo një herë, dhe më tha të mos brengosem dhe se do t`m`i kthejnë librat.
Çka bëri Blerim Muhaxhiri? Duke e ditur se pas këtij tenderi qëndrojnë shkelësit e veprës së shkrimtarit Rexhep Hoxha, pati sa me i marrë librat nga ne. Më mashtroi dhe ia shiti librat e lartpërmendur fituesëve të tenderit të lartpërmendur kundër dëshirës time.
Një fitues i tenderit duhet të ketë një marrëveshje me Shtëpinë Botuese përkatëse, sikurse që unë e bëra Marrëveshjen mashtruese me Librarinë Dukagjini, që t`ju ofroj librat e fituar.

Ky është mashtrim klasik që i është bërë Shtëpisë Botuese Lugjet e Verdha.

Me shpresa që ky tender do të anulohet, me datën 20.11.2019, kam bërë ankesë me anën e e-mailit edhe tek Sekretari i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe tek Drejtori i Prokurimit, por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Njerëzit përgjegjës të shoqërisë sonë të cilët më së shumti duhet ta mbrojnë autorin dhe librat e tij, janë mu ata të cilët të cilët më s së shumti e shkelin këtë të drejtë. /KultPlus.com

Të ngjajshme