Konushevci: Njerëzit i zëvendësojmë aq lehtë, luajmë me veten si me pas qenë figura shahu

24 Tetor, 2018 - 1:15 pm

Duhet me pas mënyra ma t’ mira të jetesës. Tek seriali “Sex and the City” personazhi kryesor në nji moment konfuziteti e pyet veten: “Në nji botë ku mundesh me pas lidhje pa pas seks, ku mundesh me pas seks pa pas lidhje, e në fund edhe pasi seksi të përfundon me i mbajt shumicën e partnerëve seksual si shokë, çka në fakt e definon nji lidhje?”

Kanë jetu njerëzit edhe ma herët, kanë punu e janë shkollu e besa besa kanë çu dashni e kanë ba qef edhe në kohëra shumë ma t’ errëta. Mundet me qenë kjo veç nji nostalgji, përmallim për kohërat e shkuara ashtu qysh veç ato që kanë ikë dijnë me na rrëmby, veç pse s’janë ma se jo për tjetër! Mundet me qenë kjo veç nji dëshirë për pak njerëzi, fisnikëri e dashni mes njerëzve!

Kanë jetu njerëzit edhe ma herët por s’di që kanë qenë najhere të rrethum me kaq shumë hije t’ mashtrimeve, t’ iluzioneve e vet-kënaqësisë. Me çfarë lehtësie heqim dorë nga çdo gja që nuk na jep kënaqësi të atypëratyshme, aq lehtë i zëvendësojmë njerëzit aq lehtë luajmë me veten si me pas qenë figura në nji lojë shahu, por që në nji lojë të tillë e sigurt jam që ishim mendu ma shumë.
Me e pas dijtë Krishti që vijmë në këtë pikë jo që nuk ish gozhdu me i la gjynahet tona por dyshoj që edhe kish ece mesh nesh. S’ka mbet asgja e shenjtë veç dashnisë së nanës për fëmijë të saj…
Në nji kohë kur asht aq e lehtë me heq dorë prej njani tjetrit, kur asht aq e lehtë me gjet kënaqësi të atypëratyshme në diçka apo dikë tjetër, çka në fakt e definon nji marrëdhanie të shëndosh shoqërore, kolegiale, familjare e dashurie?

Përkushtimi, angazhimi e qëndrueshmëria duhet me ju kthy kësaj shoqnie. Duhet me pas mënyra ma t’ mira qysh mundemi me e torturu njani tjetrin, për shembull me ja nxan frymën njani tjetrit me përkushtim e dashni, kjo kujtoj që asht nji prej mënyrave ma t’mira të jetesës. Se jeta t’ shkel pa pardon, nji herë, e dy e tri e katër e veç njerëzit e njerëzishëm, ata për të cilët asht gozhdue Krishti, munden me t’çue prapë në kambë!/KultPlus.com

Të ngjajshme