займ на карту онлайн потребительский кредит

Kraki: Çka e dallon intelektualin e dobishëm për shoqërinë nga intelektuali i rrezikshëm për shoqërinë?

21 Tetor, 2020 - 2:07 pm

Profesori Nezir H. Kraki, ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Parisit, njëkohësisht një zë i fuqishëm dhe përkrahës i çështjeve jetike për qytetarin dhe vendin, duke e parë mënyrën se si fjala “intelektual” përdoret vend e pa vend, ai ka bërë një krahasim në mes të intelektualit të dobishëm për shoqërinë dhe intelektualit të rrezikshëm për shoqërinë.

 “Çka e dallon intelektualin e dobishëm për shoqërinë nga intelektuali i rrezikshëm për shoqërinë?
– guximi me mendu dhe,
– guximi me fol
Shyqyr që fola dje e tani dolën nga skutat « intelektualet » që s’kanë guxim as lirinë e tyre ta mbrojnë”, ka shkruar Kraki.

Nezir Kraki ështё person i njohur në opinion pёr veprimtarinё e tij ndёr vite. Ai me punёn dhe aktivitetin e tij, tё publikuar nё media nё vijimёsi ka dëshmuar mendim dhe qёndrim tё guximshёm lidhur me problemet e mёdha kombёtare, shtetёrore e shoqёrore.

Prof. Nezir H.Kraki, si intelektual është  i angazhuar me pjesëmarrje aktive në fushën publike. Madje angazhimi i tij ka qenë më gjithëpërfshirës me qëllim që të mobilizojë opinionin publik për çështje me rëndësi publike, por edhe për raste të veçanta që mund të kthehen në model për drejtësinë publike, padrejtësinë publike, apo mosdrejtësinë publike. / KultPlus.com

Të ngjajshme