Luan Durmishi: Si artistë jemi të shokuar se akoma ka këso lloj personash nëpër institucione

14 Shkurt, 2019 - 2:24 pm

 

Komenti i një zyrtari të Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqit në rrjetin social në Facebook ku është shprehur se komunitetit LGBTI duhet t’u hiqen kokat më shpatë, ka tronditur shumë njerëz. Ai bën thirrje për një vrasje të drejtpërdrejtë të ekipit të shfaqjes “55 shades of gay”.

Qendra Multimedia dhe ekipi i shfaqjes “55 shades of gay” janë tronditur nga komenti fashist i Xheladin Krasniqit, i cili është një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë. 

Luan Durmishi këtë e quan një kërcënim nga një zyrtarë i lartë shtetëror ndaj lirive themelore.

“Kërcënimet nga zyrtarë të lartë shtetëror ndaj lirive themelore, në prag të përvjetorit të Pavarësisë. Prerje kokash dhe thirrje për shfarosje ndaj komunitetit LGBT dhe të artistëve, të cilët edhe tek ne si kudo në botë janë në vija të para të mbrojtjes së lirive të të gjithëve. Në këtë rast si artist performues në shfaqjen e Qendrës Multimedia “55 shades of gay” së bashku me kolegët e mij, jemi të shokuar se akoma ekzistojnë kësi lloj personash nëpër institucione, të cilat do të duhej të na shërbenin në mbrojtjen e lirive të të gjithëve. Edhe në kohën e Millosheviqit artistët kanë qenë të kërcënuar për idetë dhe veprat e tyre për lirinë. I bëjë thirrje prokurorisë që ta merr shumë seriozisht këtë kërcënim.”, ka thënë Durmishi. /KultPlus.com

Të ngjajshme