Lumbardhi kurrë nuk është i zbraztë nga mbeturinat, mbushur me kauç, batanije, dyshek e jastëk

26 Shkurt, 2019 - 3:30 pm

Luan Sapunxhiu

Pejanët si kurrë më parë e duan Lumbardhin! Sa janë të sinqertë kur thonë me hidhërim e me ton gati kërcënues, “Mos ma prek Lumardhin!” (?)

Nuk mbeti pothuajse asnjeri pa e shpreh këtë dashuri me këtë moto. E Lumbardhi ka fillu të dëmtohet shumë kohë më parë, që kur ishte Bistricë dhe atë që nga burimi. Që kur filloi shkatërrimi i pyjeve të Rugovës. Dihet, drunjtë e pyjeve përmes rrënjëve, trupit dhe gjetheve sigurojnë lagështi të mjaftueshme që lumi të ketë ujë gjatë tërë vitit. Lumbardhi gjatë korrikut dhe gushtit në rrjedhën e vet afër Kombinatit të dikurshëm të lëkurë-këpucëve mbetet pa një pikë uji. Në vjeshtë kur fillojnë shirat ma shumë ka prurje të ranës dhe gurëve nga shpërlarja e brigjeve të ç’pyllzuara se sa prurje uji. 

Megjithatë, shtrati i Lumbardhit kurë nuk është krejt i zbrazët. Gjithmonë është, herë ma shumë e herë ma pak i mbushur me mbeturina nga më të ndryshmet si, kauç, fotele, televizorë të gjuajtur, batanije, dyshek, jastëk etj. dhe nuk është çudi që sot në protesta ishin edhe disa nga ata që e “stolisin” Lumin tonë të bardhë kaq shumë të dashur me orendi shtëpiake?
Edhe në të kaluarën ka ekzistuar ideja për hidrocentrale dhe që atëherë është konstatuar që ajo do të ishte shumë ma tepër e dëmshme se dobia eventuale…/ KultPlus.com

Të ngjajshme